Komuna e Skenderajt në vazhdën e realizimit të projekteve infrastrukturore më qëllim të modernizimit të vendbanimeve dhe lagjeve të Skenderajt, ka filluar realizimin e projektit të ndërtimit të rrugëve të lagjeve në fshatin Morinë.
Kanë filluar punimet në rrugët e lagjeve Hoti dhe Kuçica të fshatit Morinë të Skenderajt Punimet kanë filluar në rrugët e lagjeve Hoti dhe Kuçica dhe do të zgjidhin problemin e mungesës së rrugëve të asfaltuara në këto dy lagje, transmeton Drenica Press.
Më këtë rast Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu, sot ka qëndruar në Morinë ku ka bashkëbiseduar me banorët e këtushëm në lidhje me realizimin pa telshe të projketit të asfaltimit të rrugëve të lagjeve në këtë fshat.
Nura i ka informuar banorët e këtushëm se rruget e lagjeve në Morinë do të asfaltohen me dinamikë të shtuar dhe me kualitet të garantuar. Ai po ashtu ka dhënë lajme të mira edhe për dy projekte të tjera të cilat do ta përfshijnë Morinën, rrjeti i ujësjellësit, përkatësisht tubi furnizues për këtë fshat, si dhe renovimi i shkollës së fshatit që do të ndodh këtë vit.
Nënkryetari Nura u shpreh i kënaqur me krijimin e mundësive për investime meritore në këtë fshat, i cili i ka dhënë lirisë së Kosovës dëshmorë të dalluar dhe shumë martirë.
Morina prej luftës ka dalur totalisht e shkatërruar dhe me humbje të mëdha të jetës së njerëzve.
Njihet si njëri ndër fshatrat që ka pasur pasojat më të rënda në njerëz dhe ekonomi familjare.
Mirëpo falë investimeve që po bënë Komuna e Seknderajt si kudo në territorin e saj, ky fshat po modernizohet dhe po i kthehet jetës normale duke kujtuar gjithmonë sakrificën e bijëve dhe bijave të tij.