Skenderaj hyn në zonë të kuqe, ndalohet qarkullimi nga ora 19:00
BILLI·

Edhe Komuna e Skenderajt, ka hyrë në zonë të kuqe, si rezultat i shtimit të rasteve të infektimit me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari Bekim Jashari, ku ka njoftuar se nga ora 19:00 e deri në orën 05:00 qytetarë nuk kanë të drejtë të lëvizin.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të komunës sonë,
Ju njoftoj që me vendim të Ministrit të Shëndetësisë, Komuna jonë nga sot kalon në zonën e kuqe të rrezikut, që nënkupton se nga ora 19:00 e deri në ora 05:00 ndalohet levizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore.

Lexo edheFadil Nura zëvendëson Kadri Veselin në Kuvend
Ky vendim është marrë pas rritjes së numrit të rasteve të infektuar me COVID-19, në komunën tonë, andaj kërkoj nga ju që për të mirën e shëndetit tonë të respektojmë këtë vendim.














