Skenderaj, fillon takimi para nënshkrimit të marrëveshjes për fabrikën e Pangjarë Sheqerit
dpPërditësuar më
Lexo edheFutbollistët e famshëm që agjërojnë në Ramazan (foto)
Para pak çasteve ka filluar takimi në mes të përfaqësuesve të komunës së Skenderajt si dhe kompanisë DARKSTAR, të përfaqësuar nga Wiliam Tebbit dhe Chris Gilbert.
Pjesë e këtij takimi është edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z. Ruairi O’Connell në cilësinë e mysafirit dhe promovuesit të investimeve britanike në Skenderaj.
Në këtë takim prite të nënshkruhet marrëveshjen për Ndërtimin e Fabrikës së Përpunimit të Pangjarë Sheqerit.
Lexo edheFutbollistët e famshëm që agjërojnë në Ramazan (foto)
Këtë ngjarje të madhe për Skenderajn dhe banorët e Drenicës në përgjithësi është duke e përcjell gazetari i Drenica Press. Nga fotot më poshtë mund të shihen përfaqësuesit e kompanisë si bashku me stafin diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa në anën tjetër përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt të kryesuar nga nënkryetari, Fadil Nura.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Kompanisë DARSTAR, si dhe nënkryetarit të Skenderajt, Fadil Nura. /drenicapress/

21 tet 2026

21 tet 2026