Skenderaj, fillon ndërtimi i dy shtëpive për familjet nevojtare (FOTO)

Sot ka filluar ndërtimi i dy shtëpive për dy familje novojtare të fshatit Prekaz i Epërm. Ndërtimi i shtëpive për familjet e Arsim Lutfiut dhe Ekrem Veliajt do të bëhet falë ndihmës së Shoqatës Jetimat e Ballkanit me përkrahje edhe të Komunës së Skenderajt, transmeton DRENICA PRESS.
Në ceremonin e vënies së gurthemelit të dy shtëpive kanë marrë pjesë udhëheqësi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” z. Halil Kastrati dhe Drejtori për Sëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt Enver Gashi.
Karstati më këtë rast është shprehur shumë i kënaqur me mundësinë që ka shoqata “Jetimat e Ballkanit”, për të ndihmuar në strehimin e familjeve nevojtare. Ai i ka falenderuar të gjithë donatorët e shoqatës, Komunën e Skenderajt dhe Kryetarin Sami Lushtaku për bashkëpunimin e sinqertë në ndihmë familjeve skamnore.
Në emër të Komunës së Skenderajt drejtori Enver Gashi e ka falenderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën e vazhdueshme për familjet në nevojë të Skenderajt. Ai ka siguruar se përzgjedhja e këtyre dy familjeve për t’i ndihmuar është bërë bashkarisht me shoqatën dhe ka qenë e arsyeshme, sepse ato kanë jetuar në hapësira të papërshtatshme banimi dhe janë familje që kanë probleme shëndetësore dhe ekonomike.
Lexo edheSami Lushtaku ka një mesazh për Dardan Molliqajn (Video)
Dy kryefamiljarët, Arsim Lutfiu dhe Ekrem Velia, u shprehën shumë të kënaqur dhe falenderues për të gjitha ata që po ndihmojnë ndërtimin e shtëpive të tyre, në veçanti për udhëheqësin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” z. Halil Kastrati, si dhe për Komunën e Skenderajt.
Ndërtimi i këtyre dy shtëpive që ka filluar sot, pritet që të përfundojë shumë shpejt dhe këto familje do t’a zgjidhin përfundimisht problemin e banimit.
Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” edhe në të kaluarën ka përkrahur familje të Skenderajt me gjendje jo të mirë ekonomike në sigurimin e banimit dhe kushteve më të mira për jetë.















