BallinaLajmeSkenarët e 3 gushtit

Skenarët e 3 gushtit

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Për seancën e 3 gushtit, në të cilën pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit, gjegjësisht të zgjidhet kryeparlamentari, po përgatiten skenarë të ndryshëm si nga koalicioni PAN, si nga lëvizja “Vetëvendosje”, ashtu edhe nga koalicioni LAA.

Drejtues të koalicionit PAN janë të sigurt se tashmë i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend dhe kandidati i tyre për kryeparlamentar Kadri Veseli do të nisë një mandat të ri në krye të legjislativit, ndërsa, sipas tyre, Qeveria do të votohet të nesërmen, shkruan gazeta Zëri.

Në anën tjetër, deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” nuk do ta bllokojnë seancën e zgjedhjes së kryeparlamentarit, pasi që Kadri Veseli nuk do t’i marrë votat e nevojshme të ligjvënësve kosovarë.

Koalicioni LAA( LDK-AKR-Alternativa) më 2 gusht do të vendosë se si do të veprohet në seancën e 3 gushtit, përkatësisht se a do të bojkotohet seanca apo jo. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz