Skena brutale në UFC, i çahet buza e sipërme me një grusht

Buza e Alistair Overeem u ça nga një grusht brutal gjatë një ndeshje të UFC kundër Jairzinho Rozenstruik.
Overeem ishte sekonda larg fitores në luftën e cila u zhvillua në Uashington DC, pasi ishte përpara në rezultatet e gjyqtarëve, kur u godit nga një grusht i fuqishëm me të djathtën nga Rozenstruik i pamposhtur.
Pamjet treguan qartë se një pjesë e buzës së Overeem u ça ndërsa binte në tokë, shkruan lajmi.net.
38-vjeçari arriti të kthehej në këmbët e tij pasi mori goditjen, por ishte e kotë.
Lexo edheDrita nis bisedimet për rikthimin e Rexhës në Gjilan!
Arbitri Dan Miragliotta vendosi t’i jap fund luftës në minutën e katërt e 56-të sekonda të raundit të pestë.
Kjo erdhi pavarësisht se Overeem ishte 4-0 në tabelën e rezultateve. /Lajmi.net/
https://twitter.com/BarstoolsTweets/status/1203560876386725888














