back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajme“S’kemi marrë rrogat” – Gazetari ndërpret edicionin Live: Jemi njerëz (VIDEO)

“S’kemi marrë rrogat” – Gazetari ndërpret edicionin Live: Jemi njerëz (VIDEO)

Të ngjajshme

Vdes babai i Mimoza Kusari-Lilës

Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare, Mimoza...

Deri në 40 minuta po zgjasin pritjet për të hyrë në Kosovë në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufriti ka bërë përditësimin...
- Advertisement -

Në internet është publikuar një video në të cilën një prezantues i lajmeve në Zambia e ndërpret leximin e tekstit dhe gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë ankohet para shikuesve se ai dhe kolegët e tij nuk i kanë marrë rrogat.

Prezantuesi Kabinda Kalimina shkaktoi habi gjatë programit të lajmeve në televizionin KBN TV të shtunën në mbrëmje, kur tha se stafi nuk i ka marrë pagat dhe këmbënguli se punëtorët duhet të paguhen.

- Advertisement -

Ai e nisi programin si zakonisht, duke i lexuar titujt kryesorë të lajmeve, kur papritmas u ndal dhe filloi të ankohej në transmetim të drejtpërdrejtë, shkruan Daily Mail.

Duke folur para kamerës, ai tha:

“Larg nga lajmet, zonja dhe zotërinj, ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi. Fatkeqësisht, ne në KBN nuk jemi paguar. Sharoni dhe askush tjetër nuk janë paguar, përfshirë dhe mua. Ne duhet të paguhemi”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz