back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeSkandaloze/ Televizioni i afërt me Mickoskin nuk i njeh kufijtë e Kosovës-...

Skandaloze/ Televizioni i afërt me Mickoskin nuk i njeh kufijtë e Kosovës- e shfaq si pjesë të Serbisë

Të ngjajshme

Një skandal mediatik ka ndodhur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Atje, Televizioni Sitel, gjatë një emisioni, në ekran ka paraqitur hartën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku harta e shtetit të Kosovës, është paraqitur jo e plotë, por me vija të ndërprera në pjesën veri-lindore të saj, më saktësisht në kufi me Serbinë, duke mos njohur kështu pavarësinë e vendit, duke nënkuptuar se Kosova është pjesë e Serbisë.

Për këtë ka bërë postim politikologu Xhenis Sulimani, i cili veprimin në fjalë e ka cilësuar si ‘’mentalitet rrugës për me Serbinë për në Rusi’’.

‘’SKANDALOZE harta ne televizionin Sitel, televizion nacional, ku Republika e Kosoves nuk eshte e pavarur, dhe me linja te plota, por te nderprera e pjese e Serbise/ PO, ky mentalitet eshte vec rruges,… ne fakte bashke rruges me Serbine, per ne Rusi. #provincializempolitik i llojit te vet’’, ka shkruar ai.

Ndryshe, televizioni në fjalë, pra Sitel, njihet si medium që është pro kryeministrit maqedon Hristijan Mickoski.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz