back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaSportSkandaloze! Faqja zyrtare e Federatës Spanjolle i referohet Kosovës si “Territori i...

Skandaloze! Faqja zyrtare e Federatës Spanjolle i referohet Kosovës si “Territori i Kosovës”

Të ngjajshme

Luka Modriq feston 40-vjetorin, urime speciale nga lojtarët e Kroacisë

Mesfushori i Milanit dhe legjenda e Kroacisë, Luka Modriq,...

Gushti 2025 regjistrohet si gushti i tretë më i nxehtë në nivel global

Gushti i vitit 2025 është regjistruar si gushti i...

Mbi 600 raste të reja me kancer të gjirit gjatë vitit 2024, shtatë prej tyre burra

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të...

Grupmoshat U-21 të Kosovës dhe Spanjës do të zhvillojnë sonte ndeshjen kualifikuese, të vlefshme për Kampionatin Evropian të vitit 2027.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ku djemtë tanë do të synojnë të bëjnë befasinë e madhe dhe të marrin fitoren e parë në këto kualifikuese.

Mirëpo nga ana spanjolle, nuk po mund të ikin pa bërë politikë duke ju referuar Kosovës në faqen e tyre me mbishkrimin, “Territori i Kosovës”.

Kjo pasi që Spanja është një nga shtetet që nuk njeh pavarësinë e shtetit tonë.

Telashe të këtij lloji kishim pasur edhe në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2022, në Sevilja ku referoheshim me fusnotë si dhe në konferencën për shtyp, ku një gazetar spanjoll refuzoi edhe të përmendte emrin Kosovë.

Kujtojmë se ndeshja Kosova U21, do ta pres Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë me ndeshjen që zhvillohet në orën 19:00./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz