back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaSportProtestë në tribunat e ndeshjes Izrael-Itali, tifozët italianë vërshëllejnë himnin izraelit dhe...

Protestë në tribunat e ndeshjes Izrael-Itali, tifozët italianë vërshëllejnë himnin izraelit dhe ia kthejnë shpinën fushës

Të ngjajshme

VV-ja zbulon slloganin për zgjedhjet e 12 tetorit

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 12-tetorit do të garojë...

Luka Modriq feston 40-vjetorin, urime speciale nga lojtarët e Kroacisë

Mesfushori i Milanit dhe legjenda e Kroacisë, Luka Modriq,...

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Izraelit dhe Italisë, e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë, nisi me tensione – jo në fushë, por në tribuna.

Pak minuta para fillimit të sfidës, gjatë interpretimit të himneve kombëtare, një grup i vogël tifozësh italianë reagoi me protesta ndaj pranisë së ekipit izraelit në kompeticion.

Ata fishkëllyen himnin izraelit “Hatikvah” dhe më pas u kthyen me shpinë nga fusha, në shenjë proteste.

Incidenti u zhvillua mes një atmosfere të zymtë, me pjesëmarrje të ulët nga tifozët italianë, të cilët duket se kishin ndjekur kombëtaren me një mesazh të qartë politik.

Ndeshja vetë ka qenë objekt kritikash ndërkombëtare për shkak të zhvillimeve të fundit politike dhe tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, me shumë zëra që kërkonin përjashtimin e Izraelit nga turneu kualifikues, për shkak të situatës së luftës në Gaza, përcjell tch.

Federata Italiane ende nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen në tribuna, ndërsa FIFA dhe UEFA mund të shqyrtojnë sjelljen e tifozëve në përputhje me rregulloret për sjelljen në stadiume dhe respektimin e himneve kombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz