back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeSkandaloze: Drejtori i harxhon paratë e shkollës në biznesin e vet, ofendon...

Skandaloze: Drejtori i harxhon paratë e shkollës në biznesin e vet, ofendon gazetarët

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Drejtori i Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, Gani Rama, ka blerë pajisje për nevojat e shkollës në biznesin e tij familjar, barnatoren “Gentiana- Lutea” po në qytetin e Mitrovicës.

KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje nga vetë drejtori i shkollës, Gani Rama, por ai nuk ka dashur të prononcohet.

Rama fillimisht nuk e ka pranuar se ai ka blerë mjete për shkollë në biznesin e tij familjar.

“Kjo, jo që është rrenë, por kjo është poshtërsi”, ka thënë Rama.

Por, pasi i janë prezantuar faturat dhe kontrata e blerjes, ai e ka pranuar se ka blerë mjete për shkollë në biznesin e tij familjar.

“E çka ka të bëj kjo? Biznesin e ka djali, kurrfarë konflikt i interesit nuk ka, absolutisht. Biznesi është i imi”, deklaron ai.

“Pse mos me i ble, a me mshel biznesin për shkak të juaj a? Çka është kjo?”, tha tutje drejtori i shkollës së Mjekësisë, Gani Rama.

Pasi ai nuk pranoi të japë deklarim dhe sqarime mbi pyetjet që ekipi i KALLXO.com i bënte, Rama ka dërguar edhe një punonjës të shkollës jashtë rrethojave që të pengojë xhirimet.

“Mos xhironi se ua thirri Policinë, tha drejtori”, deklaroi punonjësi i shkollës jashtë rrethojave.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), biznesi me emrin “Gentiana- Lutea” është në emrin e Gani Ramës, si pronar.

 

 

Gani Rama ishte edhe kandidat për asamblist në zgjedhjet lokale të 2017 në qytetin e Mitrovicës në partinë Aleanca Kosova e Re, parti kjo nga e cila ishte edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz