BallinaSportSkandali, mundësi pret flokët pas kërcënimit të gjyqtarit (Video)

Skandali, mundësi pret flokët pas kërcënimit të gjyqtarit (Video)

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Një ngjarje e rëndë, që ka tronditur opinionin sportiv amerikan ka ndodhur ditën e shtunë në “Buena Regional High School” të Amerikës. Mundësi i ri amerikan Andrews Johnson nuk është lejuar të garojë nga gjyqtari i ndeshjes që të duelojë për shkak të flokëve të gjata. Mundësi me ngjyrë është detyruar të presë flokët me bishta, pasi gjyqtari e ka kërcënuar se do ta skualifikojë në rast se nuk e kryen këtë veprim.

Mundësi i kishte mbështjellë flokët pas kokores që të kishte mundësi të duelonte, por nuk është lejuar dhe më pas një pjesëtar i stafit, me gërshërë në dorë, ia ka prerë flokët e gjata. Në këtë mënyrë Johnson ka patur mundësi të duelojë në parket, por kjo kjo skenë është konsideruar si poshtëruese e fyese, madje raciste.

Mundësi ka vijuar më pas garën e tij dhe ka fituar, duke shpërthyer në lot pas triumfit ndaj rivalit në tapet. Sipas medieve amerikane, Federata Amerikane e Mundjes e ka pezulluar gjyqtarin dhe ka nisur një hetim për arsyen që e çoi atë të marrë këtë vendim. Sipas medieve, gjyqtari ka patur një sjellje raciste ndaj mundësi të ri me ngjyrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz