Skandali me grantet – Prokuroria Speciale konfirmon se e ka intervistuar edhe Fitore Pacollin

Prokuroria Speciale e Kosovës sot e ka intervistuar për rastin e granteve ish-ministrin e Bujqësisë, kryetarin e tanishëm të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta.
“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.”, tha ajo.
Përveç Pecit, për këtë rast, Prokuroria ka konfirmuar për lajmi.net se e ka intervistuar edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Lajmi.net ka tentuar të marr një koment nga Pacolli në lidhje me këtë çështje, por ajo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk është përgjigjur.
Familjarët e deputetes së VV-së si vëllai e daja i saj janë raportuar se kanë përfituar grante nga ministria e Bujqësisë, sa ishte ministër Peci.

Lexo edheSpecialja: Profozic nuk ka ligjëruar në ‘Xhevdet Doda’, audio-incizimi është i mëhershëm
Kurse, Faton Peci ka dal me një reagim në Facebook, duke thënë se ka qenë transparent me Prokurorinë gjatë intervistimit.
“Në prokurori, sikur gjithmonë gjatë jetës sime, isha transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me shpjegimet rreth çështjes dhe rolit që kam pasur si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.”, tha ai ndër të tjera në postimin e bërë./lajmi.net/














