Skuadra e Dritës ka fituar sot në Obiliq ndaj KEK-ut me rezultatin 1:2.
Drita fitoi ndeshjen e parë të fazës së dytë, falë dy golave të Betim Haxhimusës 7’, 90+.
Mirëpo as kjo ndeshje e Superligës nuk përfundoi pa skandale. Lojtarët e KEK-ut supozojnë se në këtë ndeshje janë dëmtuar shumë nga gjyqtari i ndeshjes, Bardh Ajeti.
Mbrojtësi anësor i KEK-ut, Drilon Tejeci ka pësuar një dëmtim “horror” në këtë duel, por çuditërisht gjyqtari i takimit nuk akordoi as faul në këtë rast.
Kjo ndeshje nuk kishte transmetim televiz, por “GazetaBlic” ka siguruar një foto të lëndimit të tmerrshëm të Tejecit.
Tejeci në një prononcim për “GazetaBlic” ka njoftuar se gjendja e tij është e mirë, pavarësisht goditjes tronditëse që ka marrë në fushën e blertë.
Më poshtë keni fotografinë e lëndimit të Tejecit:
Këta ishin gjyqtarët e ndeshjes: