BallinaLajmeSkandal: Menaxhmenti i Aeroportit cenon sigurinë, i detyron punëtorët që po punonin...

Skandal: Menaxhmenti i Aeroportit cenon sigurinë, i detyron punëtorët që po punonin në pistë të bëjnë ngarkimin e valixheve

Të ngjajshme

‘‘Kujdes, shmangni zonat e rrezikshme’’- Ortek bore në Valbonë, pamje

Një ortek bore ka ndodhur sot në pjesë veriore...

Klubi Alpin Prishtina paralajmëron: Ortek në Valbonë!

Klubi Alpin Prishtina, ka paralajmëruar për një ortek në...

Rama: Demonstratat e 1981, dëshmi e guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në 45-vjetorin e demonstratave...

Austria i thotë “JO” SHBA-së për Iranin, Europa ndan qëndrimet ndaj luftës

Austria ka refuzuar kërkesën e Shtetet e Bashkuara të...

Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka detyruar punëtorët që po punon në zgjatjen e pistës të ngarkojnë valixhet e udhëtarëve.

Ky veprim skandaloz, që vlerësohet si cenues i sigurisë së aeroportit, ka ardhur pasi pjesa më e madhe e punonjësve të Aeroportit “Adem Jashari” kanë hyrë në grevë për të kërkuar disa të drejta të tyre siç janë pagesa e rrezikshmërisë, rritja e pagës, mos-dallimi në paga të punëtorëve pagesa e një shujte ushqimi në ditë, etj..

Se një veprim i tillë ka ndodhur sot në Aeroport, e ka konfirmuar për Reporteri.net, Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Aeroportit, Bashkim Latifi.

Ai përmes telefoni tha se kanë pranuar informacion se disa punonjës tjerë janë angazhuar të kryen punën e ngarkimit të valixheve të udhëtarëve, pasi punonjësit e ngarkuar me ketë punë janë në grevë.

Por, skandalet e menaxhmentit të aeroportit të Prishtinës, pas katrahurës që ka sjellë greva e punëtorëve e nisur qysh të hënën, nuk përfundojnë me kaq

Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit ka njoftuar se nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës janë suspenduar dje 9 punëtorë, pasi janë solidarizuar me grevën e kolegëve të tyre të nisur para tre ditësh.

Përkundër këtyre veprimeve që cenojnë sigurinë e aeroportit, në MPB thonë se operimi në Aeroportin “Adem Jashari” është duke vazhduar, dhe janë duke përcjellë të zhvillimit të grevës.

Duke mos folur për rastin konkret, por në përgjithësi, MPB nuk konsideron se situatat e raportuara deri më tani të sjellin probleme që cenojnë sigurinë në Aviacionit Civil.

“Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka mbyllur operimin e Aeroportit Adem Jashari , por është duke e përcjellë zhvillimin e grevës dhe aktiviteteve në Aeroport në lidhje me sigurinë. Inspektorët për siguri të aviacionit civil të MPB-së janë në hapësirat e aeroportit dhe nuk janë raportuar probleme të cilat e cenojnë sigurinë e Aviacionit Civil në Republikën e Kosovës”, thotë MPB-ja. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz