Skandal: Kjo është arsyeja pse Dërmaku është larguar nga kombëtarja e Kosovës
BILLI

Lexo edheSuperlajm: Ronaldo pas Juventusit do të transferohet te…?

Kombëtarja e Kosovës nesër e zhvillon ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova do të takohet me Ishujt Faroe me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic
Në këtë duel, Kosova do të kërkojë tre pikët e para zyrtare, pasi dështoi ndaj Azerbejxhanit, ku u ndal me rezultatin 0-0 në Baku.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes do të bëjë një ndryshim në mbrojtje nesër, ku Paqarada do të largohet nga formacioni titullar dhe vendin e tij do ta zë Benjamin Kololli.
Gjithashtu trajneri i Kosovës, Challandes ka zbuluar sot në konferencë për media se Dërmaku është larguar nga kombëtarja për arsye shumë personale dhe nuk ka vazhduar të komentojë situatën.
Lexo edheSuperlajm: Ronaldo pas Juventusit do të transferohet te…?
Burime jo zyrtare të ‘GazetaBlic‘ konfirmojnë se Challandes ka pasur një konflikt me qendër mbrojtësin, Kastriot Dërmaku, me ç’rast kjo ishte edhe arsyeja e largimit të lojtarit nga grumbullimi.
Në qendër të mbrojtjes nesër priten të luajnë Fidan Aliti dhe Amir Rrahmani.
/GazetaBlic/