Skandal diplomatik në Shkup: Kancelari austriak pritet me flamur të Letonisë
01Përditësuar më
Lexo edheUniversiteti i Prishtinës në rangimin global prezantohet me flamur të Serbisë
Kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, u prit me flamur të gabueshëm në ceremoninë zyrtare para Qeverisë, ku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev bën parakalim para gardës. Siç transmeton Gazeta Express, në shtizën pranë Kurzit në vend të flamurit ayustriak valonte ai i Letonisë.
Flamujt e të dy vendeve janë të ngjashëm, të kuq me një shirit të bardhë në mes, me atë që në falamurin austriak të tre shiritat janë të barabartë, ndërsa në atë letonez shiriti i bardhë është më i ngushtë.
Gabimin të parët e kanë vërejtur gazetarët austriakë të cilët janë duke e ndjekur vizitën e Kurzit. Lajmi pastaj i është përcjellë protokollit qeveritar, por që andej s’kanë reaguar, raporton sdk.mk./Gazeta Express/

Lexo edheUniversiteti i Prishtinës në rangimin global prezantohet me flamur të Serbisë