SKANDAL: Bayern Munich falënderon fansat kosovar në gjuhën serbe!
BILLI
Lexo edheKF Drenica bëhet me kryesi të re, por mbetet pa trajner!
Skuadra e Bayern Munich po falënderon fansat e tyre nga e gjithë bota për mbështetjen që ua kanë dhënë gjatë vitit 2019.
Klubi bavarez ka falënderuar edhe tifozët kosovarë – por këtu ka bërë një huqje të madhe me apo pa dashje, shkruan GazetaBlic.
Me një fotografi të Lewandowskit të bashkangjitur me një flamur të Kosovës, Bayern Munich falënderon tifozët kosovarë – por e bën atë në gjuhën serbe.
Fansat kosovarë që ndjekin faqen zyrtare të Bayernit kanë reaguar menjëherë duke kërkuar heqjen e këtij postimi racist.
Lexo edheKF Drenica bëhet me kryesi të re, por mbetet pa trajner!
Ja postimi i turpshëm i Bayernit:

Ky postim u largua pas 9 minutave nga faqja zyrtare e Bayernit, por natyrisht është diçka e pafalshme nga klubi i madh gjerman.