“S’ka zyrtarë të paprekshëm”, Haxhiu duket se harron deklaratën e famshme të Kurtit ndaj Prokurorisë
dp

Lexo edheShea: Duhet stabilitet politik në Kosovë, ndryshe s’ka rrugë të qartë përpara në procesin e integrimit euroatlantik

Haxhiu, e cila aktualisht ushtron detyrën e presidentes, më 15 maj në një emision foli për sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë institucionale, duke lënë të kuptohet se askush nuk duhet të jetë mbi drejtësinë.
Por kjo deklaratë bie në kontrast me qëndrimet e mëhershme të kryeministrit në detyrë dhe njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në shkurt të vitit 2025 kishte sfiduar publikisht Prokurorinë.
“Jo, unë nuk i frigohem Prokurorisë hiq. Unë i kom ftu me ardh, po ata po tuten me ardh. D.m.th unë ju thashë unë guxoj mos me ardh, tash ta shohim a guxoni ju me ardh”, deklaronte Kurti atëkohë.
Deklarata e Kurtit ishte komentuar gjerësisht në opinion si një sfidim i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë dhe kishte nxitur reagime nga opozita e shoqëria civile, të cilat kishin kërkuar respektim të proceseve ligjore dhe pavarësisë së institucioneve.

Lexo edheShea: Duhet stabilitet politik në Kosovë, ndryshe s’ka rrugë të qartë përpara në procesin e integrimit euroatlantik
Tash, kur Haxhiu flet për zyrtarë “të paprekshëm”, kritikët po e rikujtojnë pikërisht retorikën e liderit të saj politik, duke vënë në pikëpyetje konsistencën e qëndrimeve të pushtetit karshi drejtësisë dhe institucioneve të pavarura. /Lajmi.net/