Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme ka vendosur që Demarkacionin të mos e procedojë në seancën e radhës, pa u krijuar një konsensus politik.
Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen që ka mbajtur sot, ku është paraparë të diskutohet për Projektligjin e Demarkacionit dhe të caktohet seanca se kur duhet të dalë për votim, ka vendosur që kjo të shtyhet deri në arritjen e konsensusit politik.
Projektligji i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të procedohet në seancën e radhës pasi Kryesia vendosi që para procedimit të krijohet konsensus.
Me shumicë votash Kryesia vendosi që Demarkacioni të shqyrtohet në mbledhjet e radhës, sapo të arrihet konsensus
LDK-ja ishte pro miratimit të Demarkacionit dhe për ta votuar në seancë, ndërsa Vetëvendosje abstenoi.