back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaShqiptareS’ka hajgare me policët shqiptarë: Hetojnë vjedhjen e një pule

S’ka hajgare me policët shqiptarë: Hetojnë vjedhjen e një pule

Të ngjajshme

Haradinaj e Osmani diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me...

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Presidenti francez, Emanuel Macron, distancoi vendin e tij nga...

Liridon Leci reagon pas shkarkimit nga Liria: Largohem me kokën lart

Ish-lojtari i mirënjohur kosovar dhe tashmë ish-trajneri i Lirisë,...

Një hetim i jashtëzakonshëm ka nisur nga Policia e Kurbinit të Shqipërisë, për veprën penale “Vjedhje”, që në këtë rast është vjedhur një pulë, transmeton Gazeta Metro.

Në një dokument të publikuar, shihet shkresa që i është dërguar Prokurorisë së Kurbinit, ku shkruhet se një vepër penale është kryer, vepër kjo që rezulton me vjedhjen e një pule në mes të natës në një banesë në Kurbin.

Një raportim i tillë daton që nga 3 prilli i vitit 2019, ku në fshatin fushë-Mamuras, është vjedhur një pulë në kasollen e shtetasit me inicialin L.

Dokumenti është firmosur nga Shefi i Komisariatit, Kryekomisari Erdit Rrëçeku, ndërsa materialet duket se i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz