BallinaLajmeSjellja arrogante e Ministres së re shqiptare, gazetarja dhunohet dhe i përplaset...

Sjellja arrogante e Ministres së re shqiptare, gazetarja dhunohet dhe i përplaset dera në fytyrë

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, katër të lënduar

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës ka ndodhur një aksident...

Sami Lushtaku arrin te Stacioni i Policisë, turma brohoret emrin e tij!

Sami Lushtakut ka arritur në Stacionin Policor të Skenderajt,...

Barça interesohet për yllin e Cityt, klubi anglez ia cakton çmimin

Barcelona pritet ta ketë shumë të vështirë gjetjen e...

Gazetarja e emisionit Boom Arjana Loçe, është përballur sot me arrogancën dhe dhunën e shfaqur në linjë vertikale, nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, deri tek roja që rri tek dera e këtij institucioni.

Teksa ka kërkuar një sqarim në lidhje me bazën ligjore mbi të cilën ministrja Balluku ka nxjerrë urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019 mbi pezullimin e procedurave koncesionare për ndërtimin e HECE-ve, ministrja ka mbyllur me forcë derën e makinës duke ja përplasur në krah gazetares.

Ministrja Balluku nuk i është përgjigjur pyetjes se mbi çfarë baze ligjore ka marrë urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019.

E si të mos mjaftonte kjo, shembullin e ministres e ka ndjekur edhe roja i institucionit, i cili përmes pamjeve shihet në çdo moment teksa përpiqet të pengoj me duar gazetaren të bëj detyrën.

Pas këtij momenti gazetarja i thotë se veprimet që kreu ishin të paligjshme , por roja i përplas derën e ministrisë , duke i zënë dhe njërin nga gishtat.

Ngjarje të tilla tregojnë se liria e medias në Shqipëri po vihet çdo ditë e më shumë nën kërcënimin e arrogancës së pushtetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz