Situata po keqësohet, sulmohet ambasada turke në Athinë
BILLI

Lexo edhePolicia në aksion/ Kap 26 persona të trafikuar nga Shqipëria në Prishtinë, 13 nga ta fëmijë

Ambasada turke në Athinë është sulmuar me bojë të kuqe gjatë ditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur në një moment delikat, teksa dy vendet janë në një konflikt të ashpër sa i përket çështjes në Mesdheun Lindor.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 4:20 në rrugën Vassileos Georgiou, pak para kryqëzimit me Rigillis, ku ndodhet ndërtesa e ambasadës turke.

Lexo edhePolicia në aksion/ Kap 26 persona të trafikuar nga Shqipëria në Prishtinë, 13 nga ta fëmijë
Siç raportojnë edhe mediat greke pranë ndërtesës së ambasadës turke në Athinë është hedhur bojë e kuqe.
Policia greke ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për gjetjen e autorëve.