Situata në LDK, flet për herë të parë Armend Zemaj: Kam shumë për të thënë, por…
dp

Lexo edheIsh-shefi i NATO-s: Ka dallime mes SHBA-së dhe Evropës, por aleanca mbetet e fortë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka refuzuar të komentojë zhvillimet e fundit brenda partisë, pas rezultateve të zgjedhjeve dhe kërkesave për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.
I pyetur nga Indeksonline për situatën e krijuar në LDK, Zemaj tha se nuk do të prononcohet derisa të thirret mbledhja e organeve të partisë.
“S’jam prononcu as s’e kam ndërmend, pa u thirr mbledhja. Kur të thirret mbledhja, flas në organet e partisë. Kam shumë për të thënë, por aty do të prononcohem”, tha Zemaj.

Lexo edheIsh-shefi i NATO-s: Ka dallime mes SHBA-së dhe Evropës, por aleanca mbetet e fortë
Ndryshe, pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, në LDK janë shtuar zërat që kërkojnë përgjegjësi për rezultatin zgjedhor, ndërsa një pjesë e anëtarëve kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku. Megjithatë, Zemaj ka zgjedhur që qëndrimet e tij t’i shprehë fillimisht brenda strukturave të partisë./Indeksonline/