back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeSituata emergjente në Deçan, reagon presidenti Ilir Meta

Situata emergjente në Deçan, reagon presidenti Ilir Meta

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, thotë se po e përcjellë me shqetësim situatën emergjente që është krijuar në komunën e Deçanit.

Ai i uron shërim të shpejtë të helmuarve dhe nxit qeverinë shqiptare t’i gjendet pranë me mundësitë që ka, Republikës së Kosovës.

“Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit. Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate. Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë. Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës”, ka shkruar Meta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz