BallinaLajmeSistemi “Safe City” në Maqedoni nuk i njeh veturat ma targa të...

Sistemi “Safe City” në Maqedoni nuk i njeh veturat ma targa të huaja

Të ngjajshme

Shala: Çmimi i energjisë mund të rritet deri në 20 për qind

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala,...

Portieri i parë i Polonisë në dyshim për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë në javën e ardhshme luan ndeshjen...

Incident në Zubin Potok, dy kunata rrahen mes vete

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në Zubin...

Shtetasit e huaj të cilët bëjnë shkelje në komunikacion të cilat i detekton sistemi “Safe City” ende nuk janë të obliguar t’i paguajnë dënimet. Ministria e Brendshme nuk ka sistem aktiv të ndëshkimit për veturat me targa të huaja, madje as gjatë daljes në vendkalimet kufitare. Alsat vizitoi vendkalimin kufitar në Bllacë për të pyetur kryesisht shtetasit kosovarë, nëse kanë marrë sms porosi nga sistemi “Safe City” apo nëse u është kërkuar të paguajnë dënim gjatë lëshimit të Maqedonisë, përcjell Gazeta Express nga Alsat.mk.

“Ka kohë këtu që dal ndonjëherë por nuk kam paguar dënim deri tash”, deklaroi një qytetar nga Kosova.

“Mundohemi me mbajt maksimumin sepse jemi mësuar nëpër Europë duke pranuar dënime dhe t’i respektojmë rregullat”, tha qytetari nga Belgjika.

 “Jo nuk ka ndodhur, nuk kemi pasur rast”, u shpreh një tjetër qytetar nga Kosova.
“Të më dënojnë dhe ndalojnë ende jo por frikë po kemi.
A ju ndodh shpesh të udhëtoni për në Shkup dhe të ktheheni. Po po. Dhe a nuk ju kanë bërë problem të ktheheni e të paguani dënim. Jo deri tani jo. Më tutje e shohim, po presim të paguajmë por shpresoj të mos ndodhë për asnjë jo vetëm për mua”, tha 
qytetari nga Kosova.

Se shteti ende nuk ka një sistem aktiv, e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Lidhur me pagesën e shkeljeve të kryera me vetura me targa të huaja në vendkalimet kufitare, në korniza të sistemit “Qyteti i Sigurt” vijojnë aktivitete për finalizimin e procedurave të domosdoshme teknike për funksionimin e saj të plotë”, thanë nga MPB.

Sistemi Safe City hyri në fuqi nga data 1 shkurt ndërsa që atë ditë e deri më 10 mars, gjithsej janë regjistruar mbi 27 mijë dënime ndërsa 26 mijë prej tyre kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar./Alsat.mk.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz