Sipas Vetëvendosjes, tarifa për të hyrë në kryeqytet nuk do të jetësohet
BILLI

Lexo edheQeveria emëron këta anëtarë të bordeve të “Trepçës”, “Postës” dhe “Infrakos”

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Egzon Azemi, ka thënë se ideja e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për të vendosur një tarifë prej dhjetë euro për hyrje në kryeqytet është ide e kotë dhe diskriminuese.
“Të dalësh dhe të deklarosh në media taksë prej dhjetë euro pa shpjeguar asnjë detaj tjetër është qesharake. I thirri të gjitha mediat për ta prezantuar projektin e parkingut nëntokësor, ndërsa hodhi pluhur kaq të madh për këtë çështje”, është shprehur Azemi.
“Nuk do të jetësohet kjo ide. Besoj se këtë e kanë ndaluar qytetarët e Prishtinës janë deklaruar se janë kundër një politike të tillë që është e pashpjegueshme dhe është diskriminuese”.
Azemi ka thënë se plani i Vetëvendosjes ka qenë për ndërtimin e parkingjeve në hyrje të qytetit, por jo edhe tarifa hyrëse.

Lexo edheQeveria emëron këta anëtarë të bordeve të “Trepçës”, “Postës” dhe “Infrakos”
Ai në Klan Kosova ka thënë se Ahmeti nuk e ka mbajtur pothuajse asnjërin nga premtimet e dhëna për mandatin e dytë.
Për deklaratën e Komunës së Prishtinës kanë reaguar edhe nga komuna tjera të Kosovës, që e kanë kundërshtuar këtë ide.