BallinaLajmeSindikatat kërkojnë: Tre ditë pushim në javë

Sindikatat kërkojnë: Tre ditë pushim në javë

Të ngjajshme

Lirohet Amir Lushtaku pas sulmit ndaj Hysni Mehanit në Skenderaj

Amir Lushtaku është liruar pas ndalimit që iu bë...

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë...

Mjalti, mes përfitimeve dhe sheqerit

Mjalti, dikur i përdorur kryesisht mbi bukë të thekur...

Fundjava tre ditore duhet të jetë një normë. Kjo është kërkesa e sindikatës kryesore të punonjësve në Britaninë e Madhe që argumenton se teknologjia e re krijon pasuri mjaftueshëm.

Sipas sindikatës TUC, një javë pune katër ditëshe, pa reduktim page, është e arritshme në një kohë kur teknologjia e re mund të rrisë produktivitetin duke reduktuar sasinë e kohës së shpenzuar në punë.

Në shekullin e 19, sindikatat bënin fushatë për një ditë pune tetë orëshe. Në shekullin e 20, ne kemi të drejtën e një fundjave dy ditore dhe pushimeve të paguara ndaj edhe mund të shpresohet se në vitet në vijim, java katër ditëshe e punës mund të bëhet realitet.

Sipas të dhënave, mbi 1.4 milionë britanikë punojnë aktualisht shtatë ditët e javës ndërsa 3.3 milionë njerëz punojnë më shumë se 45 orë në javë. Sipas vetë punonjësve, stresi dhe orët e gjata në punë janë shqetësimet më të mëdha, pas pagës.

Sindikatat preferojnë të marrin si shembull Amazon, themeluesi i të cilës, Jef Bezos është njeriu më i pasur në botë, por stafi i tij është shumë i pakënaqur. Sipas të dhënave, 91 për qind e stafit të Amazon nuk do t’ia rekomandonte të punonte për kompaninë një miku dhe 89 për qind ndjehen të shfrytëzuar.

Në fillim të këtij viti, një kompani në Zelandën e Re, testoi javën e punës katër ditëshe dhe drejtuesi i saj, foli për sukses. Të 230 punonjësit e kompanisë Perpetual Guardians, morën pjesë në një eksperiment tetë javësh dhe të gjithë treguesit, përfshirë nivelin e stresit, balancën punë-jetë dhe angazhimin ndaj kompanisë, u përmirësuan ndjeshëm në fund të periudhës së testimit. Produktiviteti ndërkohë, mbeti stabël.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz