HomeLajmeSindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta nga e marta për “gjendjen e rëndë...

Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta nga e marta për “gjendjen e rëndë financiare”

Të ngjajshme

Kalendari i plotë i Serie A për sezonin 2026/27

Serie A sot ka hedhur shortin për sezonin e...

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet një proces i bazuar...

Kroacia befason Kosovën, kalon në epërsi

Kombëtarja e vashave të Kroacisë ka befasuar Kosovën, duke...

Tri Sindikatat, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovs, kanë mbajtur sot takim urgjent, ku është diksutuar lidhur me gjendjen e rëndë financiare të krijuar në mediumin publik.

Të tri Sindikatat, unanimisht janë pajtuar që të fillohet me protesta nga e marta, duke filluar nga ora 12:00 para ndërtesës së RTK-së, në TV.

Sindikatat kërkojnë përgjegjësi nga Bordi dhe Menaxhmenti për neglizhimin e deri tashëm, të cilët kanë pasur kohë më shumë se dy javë për të zgjidhur këtë problem.

Mosrealizimi i pagave ua pamundëson punëtorëve përmbushjen e nevojave bazike jetësore, përfshirë sigurimin e ushqimit, transportit dhe detyrimeve të përditshme familjare. Në këto rrethana, askush nuk mund të kërkojë përgjegjësi, performancë dhe përkushtim profesional nga punëtorët, ndërkohë që institucioni dështon të përmbushë obligimin e tij më themelor ndaj tyre.

Për SPRTK, SPERTK dhe ShSRK, është e papranueshme që një institucion publik me rëndësi të veçantë për informimin e qytetarëve të përballet me pasiguri financiare që vë në pikëpyetje pagesën e punëtorëve të tij. Punëtorët nuk mund dhe nuk do të mbajnë barrën e dështimeve menaxheriale, vendimeve të gabuara apo pasojave të proceseve për të cilat nuk kanë asnjë përgjegjësi.

Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës mbeten të vendosura në mbrojtje të pagave, vendeve të punës dhe dinjitetit të punëtorëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz