Simeone shkruan histori në La Liga, bëhet trajneri me më së shumti fitore në kampionat!

Diego Simeone vazhdon të shkruajë histori me Atletico Madridin. Trajneri argjentinas ka vendosur një rekord të ri në La Liga, duke u bërë tekniku me më së shumti fitore në historinë e kampionatit spanjoll.
Fitorja e fundit 3:0 ndaj Getafes ishte edhe më e veçantë për Simeonen, i cili ka arritur kuotën e 345 fitoreve në vetëm 567 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Indeksonline
Ky rekord e vendos trajnerin e Atletico Madridit në krye të historisë së La Liga-s për numrin e ndeshjeve të fituara, duke konfirmuar vazhdimësinë dhe suksesin e tij gjatë qëndrimit në krye të skuadrës madrilene.
🚨🇪🇸 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Diego Simeone has broken the record for the MOST wins by a manager in La Liga history! ✅
He has reached 345 victories in just 567 league matches with Atlético Madrid!

Lexo edheGOOOOL! Kessie shënon dhe barazon rezultatin ndaj Interit
Një tjetër arritje madhështore për Simeonen, i cili vazhdon të lërë gjurmë në futbollin spanjoll dhe në historinë e Atletcio Madridit./Indeksonline/



