BallinaLajmeSikur t’i kishim 60 mijë ushtarë do ta shpartallonim armikun pa ndihmën...

Sikur t’i kishim 60 mijë ushtarë do ta shpartallonim armikun pa ndihmën e askujt

Të ngjajshme

Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK forcon reagimin ndaj emergjencave

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në...

Kreshnik Uka “ylli i javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin...

Opozita: S’ka komunikim për seancën e presidentit

Nuk ka asnjë informacion për ndonjë seancë rreth shefit...

Debat për Specialen, nga kërkesa për raportim te tërheqja e Behramit

Nënkryetari i komisionit të drejtave të njeriut, Artan Behrami...

Ish komandanti i luftës në Koshare, njëherësh deputeti i legjislaturës së kaluar nga radhët e LDK-së, Anton Quni, tha se UÇK nuk i ka  pasur më shumë se 15 mijë ushtarë.

Në një debat të sotëm televiziv ku është diskutuar për listat e fryra të veteranëve, Quni theksoi se sikur Kosova t’i  kishte pasur 60 mijë ushtarë, siç pretendohet, atëherë forcat serbe do të shpartalloheshin pa ndihmën e askujt.

“Paramendoni 60 mijë ushtarë të sistemuar në 20 brigada çka do të thoshte kjo për forcat armike? Do të pësonin një kolaps, gjë që nuk ka ndodhur. Në shumicën e territorit  janë zhvilluar operacione guerile dhe në një pjesë të vogël të territorit janë zhvilluar operacione të karakterit frontal”

Ai ka përmendur si dëshmi edhe procesin e demilitarizimit të UÇK-së.

“Pastaj është numri i armatimit që kalu nëpër KFOR dhe shumë e shumë fakte të tjera që na binë në konkludim se kanë qenë diku rreth 15 mijë ushtarë”

Sipas Qunit, e vetmja mënyrë që të rregullohet situata me listat e veteranëve, është që kjo çështje të kthehet në pikën zero./Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz