BallinaLajmeSiguria në ndërtimtari/ Shoqata e Ndërtimit nesër takohet me ministrin Hoti

Siguria në ndërtimtari/ Shoqata e Ndërtimit nesër takohet me ministrin Hoti

Të ngjajshme

Shoqata e Ndërtimit në Kosovë nesër do të zhvillojë një takim zyrtar me ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Në njoftimin zyrtar të Shoqatës bëhet e ditur se qëllimi i këtij takimi është diskutimi i situatës aktuale në sektorin e ndërtimit, me fokus të veçantë në rastet e fundit të humbjeve të jetës në vendin e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë dhe marrjen e masave konkrete për parandalimin e fatkeqësive në këtë sektor. 

“Shoqata e Ndërtimit në Kosovë do të paraqesë shqetësimet dhe propozimet konkrete të industrisë, duke synuar një bashkëpunim më të ngushtë me institucionet përkatëse.

Në këtë drejtim, Shoqata do të luajë një rol aktiv si urë lidhëse mes sektorit të ndërtimit dhe institucioneve shtetërore, me qëllim ngritjen e standardeve të sigurisë dhe mbrojtjen e jetës së punëtorëve” thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz