BallinaLajmeAbdixhiku mobilizon nëndegët e LDK-së, nisin përgatitjet për tubime në mërgatë

Abdixhiku mobilizon nëndegët e LDK-së, nisin përgatitjet për tubime në mërgatë

Të ngjajshme

Lumir Abdixhiku, bashkë me kryesinë e LDK-së, mbajti takim virtual me nëndegët e partisë – në mërgatë.

Në njoftimin e Abdixhikut thuhet se takimi u zhvillua në vijim të ngjarjeve të fundit dhe në përgatitje për hapat e ardhshëm, transmeton IndeksOnline.

“I njoftova për rrjedhën e proceseve negociuese, të cilat fatkeqësisht dështuan, përkundër vullnetit tonë maksimal dhe kërkesave tona minimale – veç demokraci. Por ky dështim nuk është fund; është moment kthese. Dhe atë kthesë e madhe për Lidhjen…”, shkroi Abdixhiku.

Me këtë rast, Abdixhiku konfirmoi mobilizimin dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve për tubime në mërgatë.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Në vijim të zhvillimeve të fundit, dhe në përgatitje për hapat e ardhshëm, mbajtëm një takim virtual me të gjitha 88 nëndegët e LDK-së në mërgatë.

I njoftova për rrjedhën e proceseve negociuese, të cilat fatkeqësisht dështuan, përkundër vullnetit tonë maksimal dhe kërkesave tona minimale – veç demokraci. Por ky dështim nuk është fund; është moment kthese. Dhe atë kthesë e madhe per Lidhjen.

Folëm hapur për momentin politik dhe për domosdoshmërinë e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së; si rruga e vetme për ta kthyer drejtimin e vendit dhe për të ndërtuar një alternativë të denjë për qytetarët.

U dakorduam për mobilizim të plotë dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve për tubime e takime në mërgatë. Mërgata jonë nuk është vetëm mbështetje; është pjesë vendimtare e kthesës që po ndërtojmë.

Koha për pritje ka përfunduar.

Koha për veprim ka nisur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz