BallinaLajmeKurti: Opozita s’kanë problem me mua, por me popullin- të reflektojnë se...

Kurti: Opozita s’kanë problem me mua, por me popullin- të reflektojnë se si dy partitë më të vjetra njëra ra në 22 deputetë e tjetra në 15

Të ngjajshme

FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Kosova

Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës...

Barcelona vendos objektivat e merkatos, disa emra për të përforcuar skuadrën

Barcelona vazhdon të hulumtojë tregun e transferimeve, për të...

Keisi s’i ndahet palestrës, publikon imazhe nga stërvitja

Keisi Medini e ka marrë seriozisht transformimin fizik. Bukuroshja shqiptare...

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar edhe sot mbi zhvillimet e fundit politike si dhe për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Kurti gjatë deklarimit i ripërsëriti ato që ka thënë vazhdimisht se si kanë propozuar Glauk Konjufcën si dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakun.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja së paku 10 milionë euro shkojnë për organizim, e do t’i humbim dhjetëra miliona euro si shtet pa funksionimin e Kuvendit. E s’do të kemi zgjidhje sepse sërish do të duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e sërish në zgjedhje të reja meqenëse unë s’e di se si mund t’i kemi 80 deputetë. Kam qenë shumë bujar me partitë opozitare, vetëm 30 orë para skadimit të afatit e kemi propozuar Konjufcën e vetëm tri orë para skadimit të afatit propozuam Mulhaxha-Kollçaku”, tha Kurti.

E pas kësaj Kurti deklaroi se kanë pritur gjatë që të merren vesh me opozitën.

“Kemi pritur gjatë që të merremi vesh me opozitën meqë su morëm vesh deshëm të takohemi e të merremi vesh edhe kur çështja shkoj në Kushtetuese, na u tha të takohemi pa aktgjykimit. Pas aktgjykim u takova me LDK-në, PDK-ja refuzoi të takohemi. LDK-së ia kam bërë dy oferta e pastaj PDK-së për rrokadë në kryesinë e kuvendit.Thjesht s’po më duken të gatshëm për marrëveshje e ky është dëm i madh për Kosovën.E dini se çka flitej para një viti, tema kryesore ka qenë se qysh nuk bën Albulena Haxhiu për kryetare e Kuvendit sepse është konfliktuoze e përçarëse saqë do dëmtohet pakthyeshëm vendi.E patën linçuar e stigmatizuar gruan më të votuar të legjislaturës së nëntë. Ku jemi sot? Albulena Haxhiu është kryetare e Kuvendit dhe ushtruese detyre e presidentes. Dhe s’është as konfliktuoze as përçarëse. Prandaj këto zhurma e piskama nuk janë duke na bërë dëm neve sepse ne prapë po mbërrijmë aty, por po i bëjnë dëm shtetit me buxhet e me kohe. Mazhoranca ka 66 deputetë, partisë me 15 deputetë u ofrova që kryetari i tyre të bëhet zëvendës i imi.Që në mungesë timen të udhëheqin katër ministri. LDK-së i ofrova dyfish më tepër se partisë Guxo, partisë që garoi me mua i dhashë më pak, e partisë që garoi kundër meje i ofrova 4 ministri”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Kurti po ashtu tha se u tha se s’bën që VV-ja t’i ketë katër pozitat, ja pra që s’po i kemi.

“Le të më gjejnë një njeri më të mirë se Konjufca.Të gjithë e dini se kanë mendim më të mirë për Glaukun se sa për mua. Dihet se s’i kanë numrat as për të kandiduar sepse u duhen 30 nënshkrime e LDK veç 15 deputetë pra as gjysmën për aplikim e lë për fitim. Kurse PDK 22 se plotëson kushtin as për aplikim, por po të bëheshin bashkë do të kishin një kandidat, ndoshta një kandidat jashtë skenës politike e të ecim përpara.Por çka të bëjmë më tutje. Pra rezultatin e zgjedhjeve s’mund ta lëvizim sot. Po del se s’kanë problem me mua, por kanë problem me popullin sepse populli e votoi VV-në 51.1%. Do të duhej të reflektojnë e të mendojnë se si u bë që dy partitë më të vjetra tradicionale ra në 22 deputetë e tjetra në 15”,shtoi Kurti, transmeton lajmi.net.

“Në vend që të analizojnë situatën e të pranojnë çka vendosi populli jo s’bën ky jo s’bën ai.

Vitin e kaluar 50 herë thanë s’bën Albulena tani e kanë kryetare e ushtruese detyre të presidentit. Të jemi të arsyeshëm mos ti shpenzojmë mbi 10 milionë euro për zgjedhje e ti humbim miliona të tjera.”/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz