Sigal Prishtina ka njoftuar një largim nga skuadra.
Bëhet fjalë për amerikanin Elijah Clarance, i cili vendosi të ndërprejë aventurën e tij në kryeqytet pa përfunduar sezoni i rregullt.
“Klubi ynë dhe lojtari Elijah Clarence kanë vendosur, me marrëveshje të përbashkët, të ndajnë rrugët. Falënderojmë Elijah Clarence për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë angazhimit të tij me fanellën bardhekaltër dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës”, shkroi klubi kryeqytetas në njoftimin e saj në “Facebook”./IndeksOnline/