back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeSi u vra Florent Ahmetaj nga Rezalla e Skenderaj për 2700 euro

Si u vra Florent Ahmetaj nga Rezalla e Skenderaj për 2700 euro

Të ngjajshme

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

Florent Ahmetaj, 32 vjeç, nga fshati Rezallë i Skenderajt, u vra më 20 mars në vendin e tij të punës, në një kazino të Lipjanit. Për disa ditë rresht i dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje, Astrit P., 25 vjeçar, ishte në arrati. Para dy ditësh ai është kapur nga policia. Ndaj tij sot do të mbahet seancë dëgjimore për caktim të paraburgimit. Prokuroria ka dhënë detaje se si i dyshuari për 2700 euro ia mori jetën punëtorit të kazinos “Matrix” në Lipjan.

Florent Ahmetaj kishte punuar për disa vite në këtë kazino (pronë e djalit të tij të hallës), por natën e 20 marsit ai u ndodh i vetëm brenda atij objekti kur Astrit P. mori paratë e pazarit ditor të kazinos dhe më pas shkrepi dy plumba në drejtim të tij, për ta lënë të vdekur në vendin e ngjarjes.

“Ekziston dyshimi i bazuar, se më 20.03.2019, rreth orës 18:26 minuta, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinon “Matrix”, i pandehuri A.P., me përdorimin e forcës, e ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, i njëjti me armë zjarri (pistoletë), ka gjuajtur dy herë në drejtim të viktimës, me ç’ rast viktima nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i pandehuri nga viktima ka marrë shumën e parave në vlerë prej 2700€ dhe është larguar në drejtim të panjohur”, tha prokuroria, transmeton Gazeta Express.

Ai po hetohet me dyshimin se ka kryer veprat penale “Grabitja” si dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

Astrit P

Brenda muajit mars në Kosovë jetën e humbën dy punëtorë të kazinos. Për këtë Kuvendi i Kosovës ka miratuar një projektligj për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit.

Po ashtu nga arma e zjarrit u vra edhe Florent Ahmetaj, i cili ishte edhe në pritje për tu bërë baba për herë të parë.

Me vrasjen e Florent Ahmetaj, 32 vjeç, numri i të vrarëve në Kosovë brenda këtij viti ka arritur në shtatë. Jetmir Aliajt, 32 vjeç, nga Mushtishti i Suharekës u vra në vendin e tij të punës. Për këtë vrasje policia arrestoi një pjesëtar të tyre (rreshter i policisë) Shefki Spahiu. Po atë ditë u vra edhe Ismet Gega, 64 vjeç, nga Studenqani i Suharekë, për këtë vrasje u arrestua Bjarami vëllai i tij (mosmarrëveshja filloi për shkak të trashëgimisë). U vra edhe Tunë Bezhi në Marmullë të Gjakovës. Besohet se 40-vjeçari u vra nga Alfred Gjugja për një problem pronësor. Abid Jashari u vra në fund të muajit shkurt në Prishtinë nga djali i vëllait të gruas së tij, Besnik Shkodriqi, për shkak të një mosmarrëveshjeje. Po ashtu gjatë muajit shkurt u vra edhe Mentor Aliu nga Ferizaj. Dyshohet se vrasjen e kreu 17-vjeçari SH.R. për shkak të një gjakmarrjeje. Ndërsa, vrasja e parë në vitin 2019 ka ndodhur më 1 janar në një familje nga komuna e Gjilanit. Dyshohet se burri e ka vrarë aksidentalisht gruan e tij përderisa ishte duke e festuar me armë Vitin e Ri.

Gjatë kësaj periudhe kohore vrasjet kanë ndodhur në: Gjilan (1 grua), Ferizaj (1 burrë), Prishtinë (1 burrë), Gjakovë (1 burrë) Suharekë (2 burra) dhe Lipjan (1 burrë).

Sidoqoftë, në tre vjetët e fundit, viti 2018 cilësohet si viti me më së shumti vrasje në Kosovë. Policia tha se në vitin 2018 u vranë 35 persona, në vitin 2017 ndodhën 27 vrasje, ndërsa në vitin 2016 ndodhën 26 vrasje./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz