back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareSi u pasurua kryetarja e Tetovës kaq shumë? (Foto)

Si u pasurua kryetarja e Tetovës kaq shumë? (Foto)

Të ngjajshme

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Rinumërimi – Deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të...

Ministri Vitia premton spital të ri në Mitrovicë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka premtuar...

Komisioni shtetëror i Maqedonisë për parandalimin e Korrupsionit ka treguar informacionet e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të partive në Maqedoni.

Në këtë listë është edhe kryetarja e Tetovës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, e cila sipas këtyre të dhënave, posedon disa prona të patundshme.

Arifi është deklaruar të ketë katër banesa në Shkup dhe një në Tetovë, transmeton Gazeta Express.

Tri prej banesave të saj kanë madhësi prej 90 metrave katrorë.

Arifi, përveç pagës si kryetare e komunës, ajo ka të ardhura edhe nga Universiteti ku ligjëron.

Ndërsa, Kryetarja e Tetovës gjithashtu ka kredi, por edhe posedon dy makina si ‘Chervolet Captiva’dhe ‘Citroen’.

Në këtë listë është edhe zyrtari i LSDM’së së Zoran Zaevit, Muhamed Zekiri, i cili, sipas të dhënave, posedon shtëpi 600 metër katrorë në Shkup, dy banesa dhe dy vetura të tipit ‘BMW X5’ dhe ‘BMW 730’. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz