back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditSi u bënë të njohura Bella dhe Gigi Hadid? Zbardhet emaili në...

Si u bënë të njohura Bella dhe Gigi Hadid? Zbardhet emaili në dosjen e bujshme ‘Epstein’

Të ngjajshme

​Avokati i Thaçit arrin në Speciale

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq ka arritur...

Piloti i ”Formula 1”, Kimi Antonelli pëson aksident trafiku (VIDEO)

Piloti i Formula 1, Kimi Antonelli ka pësuar një...

Karriera e suksesshme e motrave Bella dhe Gigi Hadid në industrinë e modës është përmendur në një nga email-et e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, që lidhen me financierin e dënuar Jeffrey Epstein. Sipas përmbajtjes së publikuar, në një shkëmbim email-esh të datës 3 dhjetor 2015, një person i paidentifikuar – që besohet të ketë lidhje me industrinë e modelimit – e pyet Epstein: “Si u bënë Hadid modele dhe fituan kaq shumë para? Nuk e kuptoj!”.

Epstein thuhet se i është përgjigjur: “E di”, duke hedhur poshtë pretendimin e bashkëbiseduesit se “babai i tyre pagoi agjencinë e modelimit”. Biseda më pas merr një ton më të ashpër dhe përmban gjuhë vulgare. Sipas email-eve, bashkëbiseduesi shprehet se “ka shumë vajza që bëjnë gjëra të tilla”, ndërsa Epstein përgjigjet “Pajtohem”.

Kur pyetet drejtpërdrejt se çfarë kanë bërë motrat Hadid, në komunikim pretendohet se ai jep një përgjigje të papërshtatshme. Në fund të shkëmbimit, Epstein shprehet: “Sepse ato ndjekin udhëzimet, është kaq e thjeshtë.”. Nuk ka asnjë provë apo konfirmim zyrtar që motrat Hadid të kenë pasur ndonjë lidhje me pretendimet e ngritura në këtë komunikim. Deri më tani, ato nuk kanë komentuar publikisht mbi përmbajtjen e këtyre email-eve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz