BallinaLajmeSi në filma: Veturat e Policisë aksidentohen duke ndjekur hajnat, lëndohen katër...

Si në filma: Veturat e Policisë aksidentohen duke ndjekur hajnat, lëndohen katër oficerë

Të ngjajshme

Daut Haradinaj kujton Masakrën e Studimes: Historia shqiptare është e shkruar me gjak

Daut Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Studimes...

NATO vazhdon të mbështesë “plotësisht dhe fuqishëm” dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është deklaruar pas takimeve...

Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro, Policia: Po hetohet rasti

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka...

Dy vdekje të dyshimta, një në Prizren e tjetra në Novobërdë

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se...

Katër zyrtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë derisa po i ndiqnin disa persona të dyshuar për grabitje në Lipjan.

Policët e lënduar ishin në dy vetura zyrtare, të cilat siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Indeksonline, kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale gjatë ndjekjes së veturës së të dyshuarve.

Aksioni i ndjekjes kryesisht ka qenë në rrugët që lidhin lagjet Velania – Tauk Bahçe dhe Avalla, ku në një moment të caktuar të dyshuarit me veturën e tyre në ikje e sipër kanë tentuar të godasin zyrtarin policor.

Portali ka siguruar edhe foton e veturës së të dyshuarve.

“Për rrjedhoje zyrtarët policor duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e personave të dyshuar, përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion, domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme”, ka deklaruar për Indeksonline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale.

Ajo ka konfirmuar se përgjatë ndjekjes janë aksidentuar dy vetura zyrtare të policisë ku janë lënduar katër zyrtarë policor.

“Zyrtarët policor të lënduar në këtë rast, kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe përkundër lëndimeve të shumta janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme”, ka deklaruar Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz