BallinaLajmeSi ndodhi ngjarja ku vdiq i riu duke prerë dru? Rrëfen vëllai...

Si ndodhi ngjarja ku vdiq i riu duke prerë dru? Rrëfen vëllai i tij (VIDEO)

Të ngjajshme

Kapet shoferi që me makinë goditi 11-vjeçaren nga Shkupi

Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më...

Rritje e remitencave, 1.4 miliardë euro hynë në Kosovë gjatë vitit 2025

Remitencat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën...

Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim në Lindjen e Mesme

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja...

Ilir Tolaj nga Deçani ka vdekur sot, pasi i ka rënë një dru në kokë, teksa ishte duke prerë dru.

Vëllai i tij, Granit Tolaj, tha se kur ndodhi ngjarja, ai ishte diku rreth 10 metra afër tij, njofton Klankosova.tv.

“Ka qenë duke e prerë një dru dhe ka ardh një dru prej lartësisë dhe i ka rënë në kokë. Unë kam qenë afër tij 5-10 metra larg. Ka marrë goditje në pjesën e majtë të kokës”, tha ai për Klan Kosovën.

Tutje, ai tregoi se vëllai tjetër i tyre e kishte thirrur urgjencën e qytetit.

“Ishim na dy edhe një shok pak më larg, e thirra ia tregova ngjarjen, ai e njoftoi më pas vëllaun tim. Vëllau që është më i vogël se unë e thirri urgjencën e qytetit. Deri diku rrugës e lëshojke frymëmarrjen e më pas jo shumë. Mbrëmë e mori pushim nga puna e tha po vij po të ndihmoj ty”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz