back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeKjo komunë rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje!

Kjo komunë rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje!

Të ngjajshme

Pas Osmanit, edhe nga LVV-ja konfirmojnë se do të dërgojnë komente në Kushtetuese

Licencimi i Aktivitetit të Furnizimit me Shumicë (Tregtimit) të...

Kosova pranon fluturaket pa pilot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova ka pranuar fluturaket pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma”...

Haradinaj: Siguria sot është shndërruar në sfidë globale, Kosova duhe ta rris buxhetin për ushtri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Aksidenti në Vragoli, katër persona të lënduar po trajtohen në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në Vragoli. Në...

Kuvendi i Podujevës ka dështuar të zgjedh kryesuesin në mbledhjen e jashtëzakonshme që është thirrur këtë të premten. Partitë opozitare LDK, PDK e AAK e kanë lëshuar seancën, duke e pamundësuar vazhdimin e saj.

Nëse deri më 3 janar nuk zgjidhet kryesuesi i kuvendit komunal, komuna e Podujeva rrezikon që të shkoj në zgjedhje të reja për asamble komunale.

Nga partia në pushtet, e udhëhequr nga Vetëvendosje, thonë se partitë opozitare janë duke u përpjekur që ta dërgojnë kuvendin komunal në zgjedhje.

Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj, në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se nëse LDK, PDK dhe AAK vazhdojnë t’i bojkotojnë mbledhjet detyrimisht do të shkojmë në zgjedhje.

“Qëndrimi jonë nuk është që kuvend të shkojë në zgjedhje ne e kemi thirrur sot seancën mirëpo partitë opozitare LDK, PDK AKK, janë duke dashur ta dërgojnë Podujevën në zgjedhje. Është përpjekje e tyre për me blloku, nuk besojë që është në favorin e askujt që të shkohet në zgjedhje, por nëse vazhdojnë me i bojkotojnë mbledhjet dhe me sabotojnë procesin pashmangshëm na duhet me shku në zgjedhjet”, ka thënë Balaj.

Partia më e madhe në Kuvendin komunal në Podujevë, LDK ka thënë se nuk do të jenë pjesë e pazareve të Vetëvendosjes dhe se nuk është punë e tyre zgjedhja e kryesuesit të kuvendit.

“Ne e kemi bojkotuar mbledhjet e zgjedhjes se kryesuesit te kuvendit, pasi ne nuk jemi parti që jemi marrë me pazare politike si para zgjedhje dhe pas tyre, nuk na takon neve me zgjedhje kryesuesin e kuvendit, është dashur me ditë Vetëvendosja”, tha Demolli .

Shef i Grupit të asamblistëve te LDK-së në Podujevë, Valon Demolli tha se nuk shantazhohen nga kërcënimet e VV-së për të shkuar në zgjedhje për asamble.

“Nëse kuvendi shkon në zgjedhje edhe ne jemi të gatshëm, ato janë kërcënime të tyre, ne nuk shantazhohemi me kërcënimet e tyre. Ata i din pazaret e tyre që i kanë bërë me PDK dhe AAK para zgjedhjeve, Nuk është problem i yni zgjedhja e kryesuesit te kuvendit”, tha më tej Demolli.

Ndërsa, nga PDK janë shprehur se nuk do të përkrahin asnjë kandidatë të asnjë partie politikë, pasi është përgjegjësi e pushtetit t’i ketë numrat për qeverisje.

Bashkim Syla, shef i Grupit të asamblistëve të PDK-së tregoi se do të votojnë vetëm nëse ka ndonjë marrëveshje politike në mes partive.

“Ne nuk kemi marrëveshje me asnjë subjekt politike dhe ne nuk do a përkrahim asnjë kandidatë të asnjë partie politike për kryesues të kuvendit. Është përgjegjësi e pushtetit me i pas numrat me qeverisë në kuvend. Nuk marrim pjesë në votim, sepse nuk janë të gjithë asamblist, pa betimin tyre dhe pa marrëveshje politike thjesht veq me përkrah dikon ne nuk do ta bëjmë. Ne nuk do të votojmë asnjë kandidatë as nga LDK e as nga VV, vetëm në rast se ka marrëveshje politike”, tha Syla për Insajdeirn.

Insajdeir ka kontaktuar edhe zyrtare perfaqësuesën e asamblistëve të AAK-së, Mrika Thaçin por e njëjta nuk ka dhënë përgjigje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz