back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeSi komentohet në Kosovë anulimi i ndeshjes hendbollistike Serbi-Kosovë?

Si komentohet në Kosovë anulimi i ndeshjes hendbollistike Serbi-Kosovë?

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kryetari i SLS-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petroviq, ka komentuar anulimin e ndeshjes hendbollistike ndërmjet ekipeve të Kosovës dhe Serbisë në kategorinë e femrave U20.

Ai ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se politika duhet të jetë larg sportit.

“Nuk kam detaje në lidhje me këtë ngjarje, vetëm çfarë kam dëgjuar në media. Mendoj që nuk është në rregull kur politika përzihet në sport, sidomos sot”.

“Kjo në shumë lëmi është treguar se politika e ka pamundësuar që përmes sportit dhe aktiviteteve të tjera në mënyrë më të mirë të udhëhiqet dialogu dhe të realizohet në mënyrë konkrete”.

“Më vjen keq që ata që janë më së paku fajtor kanë pësuar. Dikur jam marrë me sport dhe kam simpati për sportistët, njerëzit që janë të përgatitur të luftojnë si vikingë”.

Petroviq ka folur edhe për atë se kur mund të realizohet një përballje Kosovë-Serbi, në sport.

“Nuk e di, por është mirë që sa më parë të ndodhë pasi kjo do të jetë mirë edhe në aspekte të tjera. Sporti duhet të ndahet nga politika, sporti mund vetëm të avancojë jo vetëm formën e bashkëjetesës”.

Këtë ngjarje të sotme e ka komentuar edhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu në studion e Info Magazine të Klan Kosovës.

“Federata Serbe ka kërkuar që të ketë kompromis – që të mos intonohen himnet kombëtare dhe flamujt kombëtarë të Kosovës dhe Serbisë që është pranuar nga Federata Kosovare”.

“Kjo është një gjë e mirë, maturi edhe pse natyrisht që kur një ekip kombëtar luan jashtë, duhet të intonohet himni kombëtar dhe shpaloset flamuri”.

“Por duke pasë parasysh rrethanat, Federata Kosovare është treguar e pjekur dhe ka pranuar këtë kompromis”.

“Federata e Serbisë ka shpresuar që Kosova mos ta bëjë këtë dhe kur ka bërë kompromisin, ka kaluar një hap më tej duke komprometuar veten në skenën sportive”.

Sipas Spahiut, kjo ndeshje hendbollistike mund të kishte efekt edhe diku tjetër.

“Është për keqardhje, kjo ndeshje do të mund t’i shërbente dialogut të brendshëm që promovohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për relaksimin e marrëdhënieve”.

“Nëse Vuçiq ka ndërmend të bëjë një hap përpara në shtendosjen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ky ka qenë një rast ideal”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz