BallinaLajmeS’i jepet e drejta e punës në Gjermani, kjo është kërkesa e...

S’i jepet e drejta e punës në Gjermani, kjo është kërkesa e çuditshme e kosovarit

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Në mbrëmjen e të shtunës, një kosovar është paraqitur te patrulla e Policisë Federale në Aeroportin e Munihut, nga e cila ka kërkuar ai ka kërkuar që t`i mundësohet të kthehet në Kosovë. Kosovari ka thënë se ai ka menduar që kërkesa për azil nënkupton automatikisht edhe të drejtën e punës, shkruan wochenblatt.de.

I riu 19 vjeçar i ka treguar policisë se në Gjermani kishte ardhur nga Kosova po atë ditë, i trafikuar me një kamion, transmeton albinfo.ch. Pastaj është paraqitur në qendrën e pranimit të refugjatëve ku ka dorëzuar dokumentin e tij kosovar të identifikimit.

Me atë rast atij i është thënë se gjatë periudhës sa zgjat procedura e kërkimit të azilit nuk kishte të drejtë pune. Për këtë arsye ai dëshiron që menjëherë të kthehet në Kosovë pasi që edhe nuk kishte bazë për azil duke qenë se në vendin e tij nuk ishte i përndjekur.

Por, duke qenë se i janë marrë dokumentet kosovare, ai tash nuk kishte mundësi të kthehej në Kosovë menjëherë, përcjell albinfo.ch. Ai është detyruar të paguajë një gjobë për qëndrim ilegal në Gjermani dhe duhet ta lëshojë vendin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz