back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSi janë falsifikuar notat e nxënësve në një shkollë të Drenasit (video)

Si janë falsifikuar notat e nxënësve në një shkollë të Drenasit (video)

Të ngjajshme

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ do të transmetohet rrëfimi i kallxuesit Ramadan Ramaj për luftën dyvjeçare për dënimin e falsifikimit të notave. Emisioni transmetohet në RTK në orën 20:15.

Në këtë hulumtim do të mund të shikoni se kush është mësuesi që falsifikoi notat e 12 nxënësve të shkollës fillore në Tërdec të Drenasit?

Si u prishën raportet e Ramadanit me dy vëllezërit e tij duke u përpjekur që të dënohet kjo vepër?

Çfarë thotë drejtori i shkollës dhe drejtori komunal i arsimit për skandalin në këtë shkollë?

Sonte mësoni për zinxhirin e fshehjes dhe zvogëlimit të kësaj vepre nga institucionet si Drejtoria e Arsimit, Inspektorati i Arsimit, Komuna e Drenasit, Policia dhe Prokuroria.

Cilat janë veprat e tjera të dyshimta të mësuesit Fehmi Ramaj, përveç falsikifikimit të notave.

Për ‘Jeta në Kosovë’, për këtë çështje flet edhe Kryetari i sapozgjedhur i Drenasit, Ramiz LLadrovci.

- Advertisement -

Të Fundit