back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaOpinioneSi Berisha asgjësoi partiçkat e djathta

Si Berisha asgjësoi partiçkat e djathta

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Nga Indrit Vokshi

Para 6 muash, Agron Shehaj e Adriatik Lapaj, quheshin të shitur të Edi Rama dhe shërbëtorë të tij. Kjo e thënë zyrtarisht nga Sali Berisha!

Shehaj-Lapaj, nuk bashkohen me njëri-tjetrin sepse janë sharë me njëri-tjetrin; mirëpo bashkohen rreth Sali Berishës i cili ia ka sharë e denigruar që të dy. Më lehtë ia falin denigrimin Berishës, sesa njëri-tjetrit. Berisha është në rregull sepse arma e tij më e fortë është kërcënimi se po nuk iu nënshtrove të shan, të denigron, të quan të shitur te Edi Rama.

Dhe këta i janë frikësuar këtij kërcënimi me denigrim, siç para tyre i janë frikësuar edhe shumë deputetë të cilët pas humbjes së 2023, shkuan e i dhanë oksigjen politik për ta mbajtur gjallë, me paktin se ai do t’i rikandidojë në lista të sigurta. Vetëm 6-7 prej tyre rimorën mandat. Sidoqoftë, deputetët iu nënshtruan me interesin për të përfituar mandatin.

Po këta, Shehaj e Lapaj, mbi cilin interes i nënshtrohen e i bashkohen? Meqenëse asnjëri kandidat opozitar nuk do të fitojë në Tiranë, logjikisht Shehaj e Lapaj duhet të futeshin për të ridëshmuar fuqinë politike, siç po bën Arlind Qori.

Me këtë skemë nuk do të ridëshmojnë dot asgjë, nuk do të munden të dimensionojnë një pol tjetër të politikës ndryshe, duke fuqizuar me vota një model të ri politikani tip Ermal Hasimja.

Të trija palët, Berisha, Shehaj, Lapaj, kanë interes për t’u fshehur pas njëri-tjetrit.

Berisha fsheh pas tyre katastrofën, sepse edhe votat e tyre do t’i llogarisë si të vetat. Këta fshihen pas Berishës sepse votat e Berishës i shesin hipotetikisht si edhe të vetat; përderisa do të jetë e paqartë se sa vota ka çuar secili, secili ka të drejtë të pretendojë më shumë sesa ka. Këtë e mundëson paqartësia.

Politika e re ka fytyrën më të mirë dhe hutimin më të thellë. Dinakërinë e ka Berisha, sepse ai arriti edhe diçka tjetër: arriti të neutralizojë rrezikun më të madh — t’i spikasë një model ndryshe brenda krahut të djathtë dhe ky model të legjitimohet me vota. Kjo është fitorja e tij. Të tjerët, Lapaj-Shehaj, s’kanë fituar asgjë, thjesht i janë nënshtruar nevojës së Sali Berishës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz