Shumica ia njohin veç zërin: Kjo është zëdhënsja e policisë që jep inormacione në kohë rekord për publikun
BILLI

Lexo edheTri vite më parë u rrënua muri te ura e Ibrit në Mitrovicë

Flora Ameti është zëdhënsja e policisë së Kosovës, e cila është e gatshme në çdo kohë të jap informacione për aksidentet dhe krimet që ndodhin nëpër Kosovë.
Nuk ka gazetar të lajmeve në Republikën e Kosovës, që nuk i ka rastisur të kërkojë ndihmë nga Flora, për ndonjë aksident në rajonin e Prishtinës, dhe ajo jep përgjigje dhe informacione në kohë reale, për secilën media në vend.
Flora Ahmeti, është zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Kosovës, dhe këtë profesion e ushtron tash e 13 vite. Saktësia dhe shpejtësia e saj për të dhënë lajmet e bëjnë atë një person shumë të dashur për gazetarët, ani pse shumica ia njohin vetëm zërin dhe nuk e kanë parë edhe fizikisht, pasiqë ajo përgjigjet më shumë telefonatave të përditshme të mediave.

Lexo edheTri vite më parë u rrënua muri te ura e Ibrit në Mitrovicë
Ndonëse sot ka punë vetëm me gazetarë, ajo para se të fillojë punën në polici ka qenë vetë gazetare.