BallinaLajmeShumë qytetarë nëpër Evropë vonohen në punë - për shkak të Kosovës...

Shumë qytetarë nëpër Evropë vonohen në punë – për shkak të Kosovës e Serbisë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Shumë orë digjitale në 25 shtete të Evropës: nëpër radio, furra elektrike, frigoriferë, alarme digjitale dhe mjete të tjera digjitale janë devijuar që prej mesit të muajit janar.

E gjitha kjo për shkak të një çështje konfliktuoze që ka ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë në rrjetin e energjisë elektrike, ka mësuar të martën Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSOE).

Shumë orë të brendshme në radiot, furrat dhe orët e alarmit që punojnë në rrjetin elektrik, kanë devijuar dhe kanë kaluar deri në gjashtë minuta prapa, për shkak të konfliktit në rrjetin energjetik mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Insajderi.

ipas njoftimit të ENTSOE, problemi ka filluar për shkak të rënies së mesatarës së frekuencës në rrjetin e rrjetin evropian të energjisë elektrike.

“Rënia në mesataren e frekuencës ka ndikuar gjithashtu në ato orë elektrike që drejtohen nga frekuenca e sistemit energjetik”, thuhet në komunikatën e lëshuar sot nga ENTSOE, e cila rekomandon se dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë rënie të frekuencës.

Për këtë devijim të orëve digjitale në Evropë, kanë raportuar sot mediat më prestigjoze evropiane në Gjermani (Spiegel Online), në Belgjikë (Morgen.be) dhe në Holandë (Teleegraf.nl, RTLnieuws.nl dhe Parool.nl).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz