Shumë marramendëse, ja sa kushtoi Dasma Mbretërore!
Vëmendja e gjithë Britanisë, por edhe e mbarë botës prej ditësh ishte vetëm tek Dasma Mbretërore.
Por, ceremonia në të cilën Princi Harry i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me aktoren Meghan Markle, sipas mediave të huaja mund të ketë kushtuar deri në 45 milionë dollarë, njofton Klan Kosova.
Dasma e Princit Harry me Meghan, përpiu 42.1 milionë dollarë vetëm për masat e sigurisë ndërsa shpenzimet e tjera të rëndësishme të dasmës përshkojnë midis 420,000 $ deri në 560,000 $ në veshjet e Meghan dhe 420,000 $ për të punësuarit për pritjen në mbrëmje.

Martesa e Princit Harry me aktoren Meghan Markle tashmë cilësohet si dasma e vitit, ndërsa duke analizuar gjithë aranzhimin, raportohet se ky event nuk mund të ju befasojë aspak me çmimet.

Lexo edheE pazakontë, lopa në mes të detit
Sipas aplikacionit Bridebook, që mundëson planifikimin e dasmave në Britaninë e Madhe, pjesa më e madhe e kostos mbretërore ishte shpenzuar për sigurinë e të pranishmëve. Po ashtu një sasi ekonsiderueshme e mjeteve ishte ndarë për fustanin e nuses, njofton Klan Kosova.
Mësohet po ashtu se martesa e dikurshme e Kate Middleton dhe Princit William kushtoi 28 milionë dollarë.















