Shukri Buja me Altin Krasniqin takojnë banorët e fshatit Babush: Mbështetja e fuqishme që morëm garanci për fitoren që po vjen
dp

Lexo edheCakolli: Kryetarët e shumë komunave mund të përcaktohen nga votat e diasporës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Lipjanin, Shukri Buja, nën shoqërinë e deputetit të kësaj partie, Altin Krasniqi, kanë takuar banorët e Babushit.
Buja ka bërë të ditur se është zotuar se problemi i ujit të pijshëm, si dhe sfidat tjera të këtij fshati do të trajtohen me prioritet në mandatin e ardhshëm.
‘‘Së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi, si dhe kandidatin tonë për Kuvend Komunal, Avni Mustafa, u takuam me banorët e Babushit.
U zotuam se problemi i ujit të pijshëm, si dhe sfidat tjera të këtij fshati do të trajtohen me prioritet në mandatin e ardhshëm.

Lexo edheCakolli: Kryetarët e shumë komunave mund të përcaktohen nga votat e diasporës
Mbështetja e fuqishme që morëm nga Babushi është garanci për fitoren që po vjen’’, ka shkruar ai.