BallinaLajme​Cakolli: Kryetarët e shumë komunave mund të përcaktohen nga votat e diasporës

​Cakolli: Kryetarët e shumë komunave mund të përcaktohen nga votat e diasporës

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Eurgen Cakolli nga KDI-ja ka paralajmëruar se në zgjedhjet e 12 tetorit, kryetarët e shumë prej komunave dhe politikat tjera lokale do të mund të përcaktohen nga votat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Në një postim në Facebook, Cakolli ka shkruar se në mesin e 10 komunave me përqindjen më të lartë të votuesve jashtë vendit në raport me numrin e përgjithshëm, asnjë prej tyre s’janë komuna të “mëdha”.

“Aty përfshihen: Juniku (21.95%), Malisheva (10.59%), Mamusha (8.64%), Hani i Elezit (6.67%), Istogu (5.51%), Dragashi (5.34%), Deçani (5.30%), Kaçaniku (4.15%), Shtime (3.53%) si dhe Kamenica (3.87%).

E madje, në pothuajse secilën prej këtyre 10 komunave, por edhe në plot tjera, numri i votuesve jashtë vendit për këto zgjedhje është më i madh ose i përafërt se diferenca në vota mes dy kandidatëve të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Prandaj, përveç faktit që numri i votuesve shkon mbi 2 milionë – gati 100 mijë më shumë se më 9 shkurt – mjaft ‘interesante’ do të jenë edhe statistikat dhe rezultatet e votimit jashtë vendit.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz